Programet për Komunitetin

Ekipi ynë i Marrëdhënieve me Komunitetin në Shqipëri angazhohet rregullisht në konsultime dhe zhvillim partneritetesh me komunitetet pritëse, përfaqësuesit e tyre dhe banorët e tyre. Kontributi i komunitetit na ndihmon të planifikojmë operacionet dhe investimet tona në një mënyrë që maksimizon për fitimet për njerëzit. Duke punësuar punëtorë vendas, duke shpenzuar paratë tona në nivel lokal dhe duke përdorur furnizuesit dhe shërbimet vendase aty ku është e mundur, ne jemi në gjendje të rrisim përfitimet ekonomike për vendin.

Bankers po zbaton Programin e saj të Investimeve në Komunitet (CI) bazuar në nevojat e komuniteteve lokale. Ai përqendrohet në Zhvillimin Ekonomik, Krijimin e Vendeve të Punës dhe Përmirësimet e Cilësisë së Jetës në Komunitet. Programi CI i Bankers do tëvazhdojë për vite me radhë me qëllimin e rezultate vetë qëndrueshme positive afatgjata.

 

Rikuperimi nga çlirimii CO2

Përgjigje ndaj përmbytjeve historike në Shqipëri


PROJEKTE

 

Ngritja e një qendre të re shëndetësore në “Kallm i Madh”

 

Bankers Petroleum Albania ka qenë gjithmonë e fokusuar në përmirësimin e shërbimit shëndetësor për banorët e zonave ku ushtron aktivitetin e saj.

Një nga projektet më të rëndësishme është ngritja e një qendre të re shëndetësore në fshatin “Kallmi Madh” të Fierit. Aktualisht, kjo Qendër ofron shërbime bazë për 1,600 banorë të fshatit, duke lehtësuar ndjeshëm trajtimin e tyre shëndetësor.

Para ndërhyrjes së Bankers, shërbimet shëndetësore për banorët e zones ofroheshin në një klasë të vjetër shkolle, në kushte shumë të këqija sanitare.

Bankers Petroleum Albania, Ne kujdesemi për komunitetin

 

Rehabilitimi i rrugës së Belinës

 

Në Bankers Petroleum Albania, ne jemi gjithmonë të kujdesshëm në rehabilitimin mjedisor të zones ku operojmë dhe në përmirësimin e jetës së banorëve të saj. Rehabilitimi i rrugës së Belinës ndihmon familjet e Belinës, të cilat e përdorin këtë aks çdo ditë për nevojat familjare dhe për biznese të ndryshme në zonë.

Investimi përfshin: shtrimin e rrugës, ndërtimin e trotuareve dhe hapjen e kanalizimeve anësore. Përpara ndërhyrjes së Bankers Petroleum Albania, rruga ishte shumë problematike për banorët, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit nga automjetet e rënda. Duke ndërtuar trotuare dhe duke mbjellë pemë dekorative, mjedisi tani ka ndryshuar tërësisht.

Bankers Petroleum Albania, Ne kujdesemi për komunitetin

 

Përmirësimi i kushtevetë Spitalit Pediatrik të Fierit

 

Spitali Pediatrik i Fierit është i vetmi spital që ofron shërbime shëndetësore për fëmijët në Qarkun e Fierit dhe më gjerë. Spitali ka një kapacitet prej 100 shtretërish dhe ofron shërbime ambulatore, si dhe shërbime trajtimi mjekësor për fëmijë 0-15 vjeç. Ky spital trajton 27,900 rastenë vit. Spitali ishte në gjendje shumë të vështirë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe fondeve të investimit.

Falë ndërhyrjes së Bankers Petroleum Albania, u bë e mundur përmirësimi i kushteve higjieno-sanitare, si dhe hidro izolimi i ndërtesës, duke ndikuar në përmirësimin e kushteve të spitalit.

Bankers Petroleum Albania. Ne kujdesemi për komunitetin!

 

Rindërtimi i rrugës “Kallm i Madh”

 

 

Një nga projektet më të fundit për përmirësimin e infrastructures në zonën ku operojmë, është rindërtimi i rrugës “Kallm i Madh”. Ky është një nga akset me trafikun më të lartë në këtë rajon.

Për dekada të tëra, rruga përbënte një shqetësim të madh për banorët e këtyre zonave. Rehabilitimi i rrugës që lidh këto fshatra me rrugën kombëtare “Fier-Lushnje”, është një investim me vlerë 37 milionë lekë nga Bankers Petroleum dhe i mbështetur nga Bashkia e Fierit dhe Albpetrol.

Falë investimit të Bankers, aktualisht kjo rrugë ofron akses të shpejtë dhe të sigurt jo vetëm për 4,500 banorë të zonës, por edhe për të gjithë përdoruesit e saj të shumtë.

 

Bankers Petroleum Albania, Ne kujdesemi për komunitetin!

-->