Deklaratë Zyrtare – Bankers Petroleum Albania Ltd.

Në lidhje me disa publikime në rrjetet sociale dhe në media të tjera, sipas të cilave Bankers Petroleum Albania ka “zhdukur” 12 milionë USD nga dy dërgesa eksporti të produktit të nxjerrë në Patos-Marinëz përmes një llogarie “të panjohur”, sqarojmë se këto pretendime janë të pavërteta, të pasakta dhe synojnë të dëmtojnë imazhin e Bankers Petroleum Albania.

Shoqëria deklaron se nuk ka ndodhur asnjë veprim i tillë. Të gjitha llogaritë financiare dhe bankare të kompanisë janë të njohura për shtetin, monitorohen nga institucionet që mbikëqyrin marrëveshjen përkatëse të koncesionit dhe garantojnë transparencë të plotë për të gjitha palët e interesuara.

Ftojmë mediat e interesuara të distancohen nga të pavërtetat, të respektojnë standardin gazetaresk të mbështetjes në dy burime informacioni dhe të përmbahen nga përhapja e dezinformatave të dëmshme me pasoja.

Bankers Petroleum Albania është e hapur për të ofruar informacion publik lidhur me faktet që kanë të bëjnë me aktivitetin e saj ekonomik, në përputhje me ligjin dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë. Kërkojmë që mediat të veprojnë me saktësi dhe të publikojnë këtë sqarim të kompanisë në përputhje me ligjin e medias në Shqipëri.

 

Shkarko Deklaratë nZyrtare