Filozofia

Në Bankers ne duam të vazhdojmë të jemi një partner i zgjedhur për vendin e Shqipërisë. Ata na kanë ofruar privilegjin e zhvillimit të një prej aseteve më të mëdha të hidro karbureve në botë dhe ne e dime rëndësinë e ruajtjes së licencës sonë sociale për të vepruar. Suksesi kërkon shqyrtim të kujdesshëm të çështjeve sociale, kulturore, mjedisore, shëndetësore dhe të sigurisë. Ne punojmë shumë për të qenë fqinjë të vëmendshëm dhe investojmë në komunitetet lokale duke punuar ngushtë me njerëzit që jetojnë dhe punojnë në të njëjtat zona ku ne operojmë. Fokusi ynë ka qenë në ndërtimin e marrëdhënieve të forta brenda komuniteteve bazuar në respekt, besim dhe dialog të ndershëm.

Në maj të vitit 2009 ne punuam me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të përcaktuar një Plan Veprimi Mjedisor dhe Social i cili përdoret për të udhëhequr zhvillimin dhe zbatimin e programit tone të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave.

Bankers e ka bërë përparësi sjelljen e standardeve ndërkombëtare për menaxhimin mjedisor, performancën e sigurisë dhe angazhimin e palëve të interesuara në operacionet tona. Ne jemi të përkushtuar ndaj zhvillimit të përgjegjshëm të burimeve të naftës që na janë besuar dhe do të investojmë mbi 3 milionë dollarë në vitin 2015 për këto përpjekje.

-->