Të dashur Furnizues dhe Kontraktorë,
Ky seksion i faqes sonë të internetit përmban të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me procedurat e prokurimit të mallrave, punimeve dhe shërbimeve të cilat kryhen nga Bankers Petroleum Albania.
Ju lutemi vizitoni dhe regjistrohuni në faqen tone të internetit të Prokurimit dhe Ofertimit dhe shkarkoni letrën — Prot 268 nga Dokumentet.
Parimet kryesore që rregullojnë procesin e prokurimit në Bankers Petroleum Albania janë konkurrueshmëria, transparenca, drejtësia dhe mos diskriminimi. Kontratimi i mallrave dhe shërbimeve në Bankers Petroleum Albania bazohet në konkurrencë, disponueshmërinë e të gjithë informacionit të prokurimit dhe ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë shitësit/kontraktorët potencialë. Megjithatë, do të merren në konsideratë vetëm ofertat e bëra nga ofertuesit e kualifikuar që plotësojnë kërkesat e kompanisë, dhe procesi i prokurimit bazohet në standardet ndërkombëtare, duke përfshirë procedurën e para kualifikimit. Një bazë të dhënash e shitësve dhe kontraktorëve po krijohet në kompani.
Politika e Bankers Petroleum Albania në lidhje me kategoritë kryesore të mallrave, punimeve dhe shërbimeve është të krijojë marrëdhënie afatgjata me shitësit / kontraktorët dhe të zhvillojë tregjet përkatëse.
Ne i ftojmë të gjitha palët e interesuar atë marrin pjesë në një konkurs të hapur dhe të drejtë me shanse të barabarta për të gjithë. Informacioni mbi ofertat e tenderit mund të gjendet në Udhëzimin për Ofertuesit.
Me qëllim promovimin e prokurimit dhe ofertimit të drejtë, janë bërë përpjekje të vazhdueshme, kompania jonë ka miratuar disa nga standardet dhe praktikat më të mira të disponueshme të prokurimit, dhe ka zbatuar mëtej sistemin e Prokurimit Elektronik për ta bërë të gjithë procesin më të drejtë dhe transparent.
Në rast se keni një ankesë ose keni ndonjë problem me një kërkesë të lëshuar ose një kontratë të dhënë nga Kompania dhe për të cilën ju si furnizues keni interes të mjaftueshëm, mund të paraqisni një ankesë për shqyrtim në adresën e më poshtme të email-it: ALBPBidding@bankerspetroleum.com
Kujtesë: Informacioni i raportuar dhe informatori do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë. Ju lutemi mos ngurroni të paraqisni raportin për çdo parregullsi ose shqetësim.
© 2021 Bankers Petroleum Sh.p.k. Të gjitha të drejtat e rezervuara.