Menaxhimi




           

Andrija Kojaković
Drejtor i Bordit – Bankers Petroleum Albania

Andrija Kojaković iu bashkua Bankers në qershor 2025. Ai është një drejtues me përvojë në sektorin e energjisë me një përvojë të shquar në lidershipin e korporatave, diplomacinë dhe financat ndërkombëtare. Më parë ai shërbeu si Drejtor Ekzekutiv i INA d.d., ku drejtoi iniciativa të mëdha ristrukturimi dhe siguroi kredinë e pare ndërkombëtare të INA-s pa garanci shtetërore. Ai gjithashtu mbajti role diplomatike si Ambasador I Kroacisë në Kinë, duke mbikëqyrur gjithashtu marrëdhëniet me Tajlandën, Filipinet dhe Mongolinë, dhe më vonë si Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ambasador jorezident në Irlandë dhe Ganë. Ai mbajti një pozicion në Bordin e Drejtorëve të BERZH-it, duke këshilluar mbi strategjitë ekonomike në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. Z. Kojaković më vonë themeloi dhe drejtoi Kompaninë e Naftës Qendrore të Evropës, të mbështetur nga Barclays Bank dhe BERZH. Ai ka një diplomë Master në Ekonomi nga Universiteti i Zagrebit dhe sjell një qasje strategjike dhe pragmatike për avancimin e zhvillimit të energjisë.


                                               

Hongping Xiao
CEO

Z. Hongping Xiao është emëruar Drejtor Ekzekutivi Bankers Petroleum Albania, duke filluar nga 1 tetor i 2024. Z. Xiao, I cili është Inxhinieri Lartë i Eksplorimit dhe Zhvillimit të Naftës, ka një Diplomë Bachelor në Teknologji Eksplorimi dhe Inxhinieri nga Universiteti I Naftës Verilindore. Ai ka 20 vjet përvojë pune në eksplorimin sizmik, monitorimin mikro sizmik të frakturimit, studimin gjeologjik dhe të rezervuarëve, shfrytëzimin e naftës, inxhinierinë e prodhimit, operimin e fushave të naftës dhe trajtimin e mbetjeve vajore. Z. Xiao ka shërbyer si menaxher projekti në Liaohe Oilfield të PetroChina, menaxher projekti në Schlumberger, inxhinier kryesor në Maten Petroleum të Geo-Jade. Që kur iu bashkua Bankers nëvitin 2018, ai ka shërbyer si Zëvendës Menaxheri Gjeologjisë dhe Zhvillimit, Menaxheri Inxhinierit të Prodhimit, menaxheri HSE, Drejtori Prodhimit dhe Operimit, Zëvendës Drejtori Përgjithshëm.


Desheng Ma
Zëvendës drejtori Përgjithshëm Ekzekutiv

Z. Desheng Ma është emëruar Zëvendës drejtori Përgjithshëm Ekzekutivi Bankers Petroleum Albania, duke filluar nga 1 Marsi 2023. Ai është përgjegjës për mbikëqyrjen e departamenteve të Inxhinierisë së Rezervuarit, Zhvillimit të Gjeologjisë dhe Rimëkëmbjes së Përmirësuar të Naftës (EOR). Z. Ma është Profesor I Inxhinierisë dhe tutor doktorature, me një Doktoraturë në Zhvillimin e Fushave të Naftës dhe Gazit nga Universiteti I Gjeologjisë Wuhan. Ai sjell mbi 37 vjet përvojë në kërkimin shkencor dhe zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit, duke shërbyer në pozicione drejtuese në Fushën e Naftës Liaohetë PetroChina dhe Institutin e saj të Kërkimit të Eksplorimit dhe Zhvillimit. Ai më parë ka mbajtur role kyçe si Zëvendës drejtor Ekzekutiv i Laboratorit Kryesor Shtetëror të EOR, Ekspert i Lartë Teknik në Zhvillimin e Fushave të Naftës dhe Gazit për CNPC dhe Ekspert Kryesor Teknik i EOR në Institutin e Kërkimit të CNPC. Emërimi i Z. Ma përforcon angazhimin e Bankers për përsosmëri teknike dhe inovacion nëzhvillimin e hidrokarbureve.


Lianyi Wang
Drejtor Financiar

Z. Lianyi Wang është emëruar Drejtor Financiar i Bankers, duke filluar nga data 11 Mars 2024. Z. Wang ka një Master nëKontabilitet nga Universiteti I Financës dhe Ekonomisë I Shangait dhe një Bachelor në Kontabilitet nga Universiteti Hohainë Kinë. Ai ka 19 vjet përvojë pune (përfshirë 14 vjet jashtë Kinës) në kompani të tilla si Sinopec International Petroleum Exploration and Production Corporation, China National Oil and Gas Exploration and Development Corporation, Tunghu Group dhe GeoJade Petroleum Corporation në Kinë, Hong Kong, Holandë dhe Kazakistan. Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë financën , investimet , optimizimin e taksave, blerjen e projekteve, auditimin e brendshëm etj. Në sektorin e energjisë me kuptimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.


Zhang Fuguo
DGD, Menaxheri Burimeve Njerëzore dhe Administratës

Z. Fuguo është bashkuar me Bankers Petroleum Albania Ltd. më 28 janar 2022 në cilësinë e Menaxherit të Burimeve Njerëzore dhe Administratës. Ai u ngrit në detyrë si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm më 1 korrik 2022. Ai ka mbi 15 vjet përvojë pune (përfshirë 10 vjetjashtëKinës) në projekte të nivelit të lartë të rekrutimit dhe konsulencës në shumë industri të ndryshme. Përpara se t'i bashkohej Bankers, Z. Fuguo ka punuar me kompani shumë kombëshe si: Sinohydro Bureau nëEtiopi, Katar dhe Kinë, AVIC International Real Estate në Tanzani, Guangzhou Senda Group në Afrikën Lindore, Country Garden Property në Indonezi dhe Shijiazhuang Yiling Pharmaceutical Co. Ltd në Kinë. Ai ka provuar sukses në menaxhimin dhe promovimin e zhvillimit të biznesit duke përshtatur strategjitë ndërkombëtare dhe duke arritur një situate të favorshme për të gjitha palët. Z. Zhang është një Menaxher I çertifikuar I Burimeve Njerëzore dhe është diplomuar nga Universiteti Normal Hebei në Kinë për gjuhë angleze.


Lijun Zhao
Zëvendës drejtori Përgjithshëm

Z. Zhao u bashkua me Bankers Petroleum Albania Ltd. më 1 maj 2019 në cilësinë e Departamentit Termik. Z. Zhao ka një diplomë Bachelor në Inxhinieri Kimike nga Universiteti I Naftës Verilindore, Kinë. Ai ka 20 vjet përvojë pune (përfshirë 12 vjet përvojë pune jashtëvendit) në Sinopec, fushën naftë mbajtëse Sinopec Shengli, Korporatën Ndërkombëtare të Eksplorimit dhe Prodhimit të Naftës Sinopec në Kinë, Siri, Kolumbi dhe Gabon. Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë përfundimin e puseve, ngritjen artificiale, prodhimin termik, stimulimin e puseve etj...


Chris Thompson
DGD, Prodhim dhe Operacione

Z. Thompson iu bashkua Bankers Petroleum Albania në qershor 2011 dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese Brenda kompanisë. Ai është një inxhinier me përvojë të gjerë në industrinë dhe teknologjinë e naftës së rëndë dhe të lehtë dhe ka një ekspertizë shumë të thellë në industrinë dhe teknologjinë e naftës. Përmes aftësive të tij profesionale, Z. Thompson ka ndihmuar kompaninë të rritet dhe të përmirësojë metodat në prodhimin e naftës. Përpara se t'i bashkohej Bankers, ai punoi si Inxhinier Prodhimi Elektronik në kompaninë Nexen. Ai ka një diplomë në Inxhinieri Sistemesh Industriale nga Universiteti I Reginës.