Njoftim për Shtyp – 1 Shtator 2025

NIS RI-AKTIVIZIMI I PARTNERITETEVE LOKALE

Sot, njoftuam zyrtarisht rifillimin e integrimit proaktiv me furnitorët shqiptarë, si pjesë e një angazhimi të ri për të ndërthurur operacionet tona brenda ekonomisë dhe komuniteteve lokale.

Më 31 gusht, u zhvillua një vizitë strategjike në Gllavica Sh.p.k. i një delegacioni të kryesuar nga z. Andrija Kojaković, Kryetari i sapoemëruar i Bordit Mbikëqyrës së Bankers Petroleum Ltd., i shoqëruar nga z. Luntao Chen, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv i Bankers Petroleum, së bashku me përfaqësues nga aksioneri ynë.

I pritur ngrohtësisht nga Dr. Fiqiri Kllari, Drejtor Ekzekutiv i Gllavica Sh.p.k., delegacioni shkëmbeu mendime me përfaqësuesit e kompanisë, në një takim të nivelit të lartë. Diskutimi i hapur, efikas dhe me vizion për të ardhmen, shqyrtoi bashkëpunimet dhe arritjet e kaluara dhe më e rëndësishmja, identifikoi rrugë të qarta për mundësitë e ardhshme.

“Gllavica ka qenë një partner i besuar,” – tha z. Chen. “Duke u rilidhur drejtpërdrejt me kompani që ndajnë të njëjtat vlera, mund të hapim mundësi të reja, që sjellin dobi jo vetëm për ne, por edhe për zinxhirin e furnizimit dhe fuqinë punëtore shqiptare në tërësi.”

Dr. Kllari e mirëpriti nismën: “Ne jemi krenarë për arritjet e përbashkëta dhe gjithashtu të entuziazmuar për të thelluar partneritetin tone. Jemi të gatshëm të marrim pjesë në një udhëtim me rritje reciproke.”

Një vizitë kthimi në fushën e naftës është planifikuar për të shtunën e ardhshme, ku do të realizohet një shkëmbim i plotë mbi teknologjitë dhe zhvillimet e fundit.

Me synimin drejt së ardhmes, ne parashikojmë që operacionet tona të shoqërohen dhe të mbrohen nga një ndërthurje e optimizuar e inputeve vendase dhe të importuara; qasje të ngjashme do të ndiqen më tej. Ne ri-konfirmojmë angazhimin dhe vizionin tonë afatgjatë për Shqipërinë. Me 21 vite aktivitet, ne jemi tashmë thellësisht të vendosur në Shqipëri dhe synojmë të zhvillohemi së bashku me Shqipërinë.

 

Shkarko Njoftimin per Shtyp ne Shqip