Njoftim për Shtyp – 22 Tetor 2025
Njoftim për Shtyp, 22 Tetor 2025
Bankers Petroleum Albania Ltd.
Në kuadrin e transparencës, kompania ka njoftuar gjithashtu edhe institucionet shtetërore dhe partnerët në lidhje me situatën.
Siç mund të jeni në dijeni, kompania po e monitoron nga afër grevën e nisur para disa ditësh. Në një përpjekje për të vendosur komunikim të hapur dhe për të kërkuar një dialog konstruktiv, ne kërkuam një takim me përfaqësuesit e Sindikatës, i cili u mbajt dje pasdite. Megjithatë, diskutimi nuk u zhvillua siç pritej dhe ne nuk ishim në gjendje të ndanim të rejat kryesore gjatë takimit, duke përfshirë edhe rritjen e trajtimit ushqimor.
Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë punonjësit dhe partnerët tanë se operacionet po vazhdojnë normalisht dhe prodhimi I naftës nuk është cënuar nga greva.
Pavarësisht sfidave aktuale, kompania mbetet e përkushtuar për të zbatuar rritjen e trajtimit ushqimor, që do të hyjë në fuqi më 1 nëntor.
Aktualisht, ne nuk jemi në gjendje të miratojmë ndonjë rritje shtesë, për shkak të presioneve të vazhdueshme financiare, duke përfshirë rënien e çmimeve të naftës në 60 dollarë amerikanë për fuçi dhe parashikimet që sugjerojnë një rënie të mëtejshme vitin e ardhshëm dhe gjithashtu një kurs këmbimi të pafavorshëm të dollarit amerikan i cili ka rritur kostot lokale me 30%.
Fokusi ynë mbetet në sigurimin e vazhdimësisë së pagave dhe ruajtjen e stabilitetit financiar të kompanisë.
Ju falënderojmë për profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm.
Shkarko Njoftimin per Shtyp