Në Bankers ne duam të vazhdojmë të jemi një partner i zgjedhur për vendin e Shqipërisë. Ata na kanë ofruar privilegjin e zhvillimit të një prej aseteve më të mëdha të hidrokarbureve në botë dhe ne e dimë rëndësinë e ruajtjes së licencës sonë sociale për të vepruar.
Ekipi ynë i Marrëdhënieve me Komunitetin në Shqipëri angazhohet rregullisht në konsultime dhe zhvillim partneritetesh me komunitetet pritëse, përfaqësuesit e tyre dhe banorët e tyre.
Ne kemi zhvilluar një kulturë standardesh etike, duke përfshirë respektin më të lartë për shëndetin, sigurinë, mirëqenien e punonjësve dhe respektin për individin. Këto standarde pasqyrohen në mënyrën se si ne zhvillojmë biznesin tonë.
Qëllimi i këtij dokumenti është të informojë subjektet e të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, shpërndarjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë të marra për të dhënat e deklaruara te Bankers Petroleum Albania Ltd (Bankers), procese të cilat kryhen në përputhje të plotë me dispozitat e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.
© 2021 Bankers Petroleum Sh.p.k. Të gjitha të drejtat e rezervuara.